Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Lufta “vret” plehrimin e tokës/ Fermerët: Po përballojmë kosto më të larta për prodhimin

schedule13:19 - 16 Mars, 2026

schedule 13:19 - 16 Mars, 2026

Bujqësia shqiptare po ndjen efektet e para të shtrenjtimit të plehërave kimikë si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme.

Çmimi i uresë dhe nitratit është rritur ditët e fundit ndërsa  fermerët janë në periudhën kur duhet të plehërojnë tokat e mbjella kryesisht me drith.

Tregtarët thonë se plehërat kimikë vijnë nga Afrika dhe rritja e çmimeve është pasojë e  shtrenjtimit të naftës dhe kostove të transportit. Aktualisht, një kuintal ure po shitet me 6500 lekë nga 4500 që shitej disa javë me parë. E njëtja rritje është edhe për plehërat e tjerë kimikë.



Ne myzeqe janë shtuar sipërfaqjet me drithëra, kultura të cilat  kërkojnë shërbime intensive dhe plehërim të tokës. Rritja e çmimit si pasojë e luftës ndodhi  pikërisht në pranverë, periudha kur fermerët kryejnë shërbimet ndaj tokës dhe të mbjellave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!