Ndërkohë që lufta vazhdon dhe agresioni rus në lindje të Ukrainës është intensifikuar palët kanë zhvilluar sot bisedime. Kryenegociatori i Rusisë ka pohuar se biseda të gjata u zhvilluan me kreun e delegacionit të Ukrainës të premten.
Vladimir Medinsky nuk dha detaje për këto bisedime të gjata, që mendohet se janë mbajtur për të vendosur një armëpushim pas disa disa javësh luftë.
Në fillim të kësaj jave, Kremlini tha se Rusia ka paraqitur një propozim të ri me shkrim për paqen, por presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se ai as nuk kishte parë dhe as dëgjuar për të.
Deri më tani janë mbajtur disa raunde bisedimesh me qëllim arritjen e paqes midis Moskës dhe Kievit, por të dyja palët ende nuk kanë rënë dakord për kushtet për një armëpushim. /abcnews.al