Lufta Ukrainë-Rusi/ Kievi pretendon se brenda 24 orëve të fundit janë vrarë 1250 ushtarë rusë

schedule23:46 - 6 Mars, 2024

schedule 23:46 - 6 Mars, 2024

Forcat ruse duket se po e paguajnë me kosto të lartë avancimin e tyre në disa rajone të Ukrainës.

Sipas të dhënave më të fundit nga Kievi, ushtria ruse ka humbur numrin më të madh të ushtarëve brenda 24 orëve të fundit që nga fillimi i luftës, duke përfshirë edhe humbjen e luftanijes.

Nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit Rusia ka humbur 1.250 ushtarë, duke shkuar numri i përgjithshëm i ushtarëve të vrarë gjatë dy viteve luftë në 420.270.

Në këto humbje janë përfshirë edhe 21 tanke, 40 mjete tjera të blinduara, 50 sisteme artilerike dhe sisteme raketore MLRS.

Ukrainasit pretendojnë se në 24 orët e fundit, rusët kanë humbur edhe 58 dronë, 56 vetura civile dhe cisterna.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!