Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Lufta shtrenjton perimet/ Çmime rekord në Fier, pas përmbytjeve edhe nafta rrit kostot

schedule13:37 - 19 Mars, 2026

schedule 13:37 - 19 Mars, 2026

Çmimet e perimeve në Fier kanë arritur nivele rekord. Domatja po shitet deri më 400 lekë kg ndërsa speci me 600.  Një rritje prej më shumë se 50% krahasuar me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar. Tregtaret kanë hequr tabelat e çmimeve sepse siç thonë, klientët largohen me shpejtësi pasi shohin çmimet.

Pas përmbytjeve nga lumenjtë Vjosë dhe Seman, lufta në Lindjen e Mesme po bëhet shkak për spekulime me çmimet e fruta- perimeve. Në tregjet e pakicës kërcitja e çmimeve ka shkaktuar konfuzion te konsumatorët të cilët zgjedhin të pakësojnë blerjet e produkteve bujqësore.

Kriza e produkteve bujqësore në qarkun e Fierit ishte parashikuar pas përmbytjeve të janarit që dëmtuan të mbjella në sipërfaqe prej mijëra ha tokë bujqësore. Por kësaj situate po i shtohet edhe spekulimi i tregtarëve/ fermerëve që e justifikojnë rritjen e çmimeve edhe me shtrenjtimin e naftës si efekt i luftës së Gjirit.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!