Qeveria amerikane njoftoi se po lejon furnizimet me naftë nga Rusia në Indi për një muaj, pavarësisht sanksioneve në fuqi.
Ky vendim vjen pasi lufta në Lindjen e Mesme ndikon drejtpërdrejt në furnizimin e gjigantit aziatik. Sipas një dokumenti të publikuar nga Departamenti i Thesarit, “leja” është e vlefshme deri në fund të ditës, më 3 prill.
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessant tha nëpërmjet një reagimi në X se leja u dha për të “lejuar që nafta të vazhdojë të rrjedhë në tregun global”.
“Kjo masë e përkohshme nuk do t’i ofrojë përfitim të konsiderueshëm ekonomik qeverisë ruse, pasi po autorizohen vetëm transaksionet që përfshijnë naftën që është braktisur tashmë në det”, shtoi ai.


