“Lufta” PS-LSI për anëtarët, Vasili: Ne vetëm rritemi!

schedule15:20 - 17 Janar, 2021

schedule 15:20 - 17 Janar, 2021

Nga Juxhin Mustafaraj

“Dëgjojmë dhe qeshim nga ana tjetër e telefonit sesi drejtorë të bashkisë marrin dhe ju premtojnë vende pune anëtrëve të LSI. Qesharake është se si lali Eri fton Silva Cakën…”

Ftesa për ish-deputeten e LSI, Silva Caka për të cilën flet Monika Kryemadhi është tregues i një dualiteti të fortë të nisur prej disa muajsh mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Gurin i pari drejtë ish-forcës së tij politike e hodhi ish-ministri Lefter Koka, pas tij me radhë Nasip Naço dhe Gledion Rehovica.

Por a e shqetëson LSI-në largimi i vazhdueshëm i personave që gjatë kohës që në qeverisje i ka dhënë pushtet dhe portofole ministrore?

“Ata që kanë themeluar LSI ndodhen këtu të palëvizshëm. Sigurisht njerëz të caktuar që interesat e tyre personale i shtyjnë, janë zgjidhje të vogla”, thotë Petrit Vasili.

Por edhe LSI ka gjetur territor tek socialistët e pakënaqur. Dy muaj më parë, Monika Kryemadhi u shfaq në krah të 150 anëtarëve të PS, të cilët vendosën t’i bashkohen LSI-së.

“Socialistët kanë të drejtë që janë të zhgënjyer. Nuk kanë më parti. Rilindja nuk është PS”, thotë Vasili.

Numri dy i LSI, Petrit Vasili e sheh të natyrshëm kalimin e socialistëve në një forcë që sipas tij përfaqson të majtët e vërtetë.

“Është lëvizje e natyrshme. Nuk mund të rrinë socialistët të asfiksuar”, shprehet Vasili.

Kur kanë ngelur më pak se 100 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, PS dhe LSI garën e kanë nisur fillimisht nga oborret e partive të tyre për të siguruar influencën e votave në territoret ku më shumë se logot e partive fitoren e vendosin individët. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!