LUFTA/ Një “shtet” zhduket nga harta, çfarë ndodhi në Google Maps

schedule16:22 - 26 Gusht, 2022

schedule 16:22 - 26 Gusht, 2022

Google maps dhe google earth kanë bërë disa ndryshime të rendësishme sa i përket hartës së Armenisë dhe Azerbajxhanit pas luftës midis tyre gjatë vitit 2020 mbi rajonin e Nagorni Karabakh.

Siç duket edhe nga këto platforma, është “zhdukur” nga harta e ashtuquajtura Republika Artsakh, e cila ishte shpallur nga armenët etnikë brenda kufijve të njohura ndërkombëtarisht të Azerbajxhanit, raporton abcnews.al.

Kjo republikë ishte shpallur pas luftës së fillimit të viteve ’90 ku armenët fituan ndaj azerëve duke vendosur si kryeqytet edhe qytetin Stepanakert, i cili po ashtu është zhdukur nga harta. Tashmë zona konsiderohet si pjesë e Azerbajxhanit dhe qyteti Stepanakert ka rimarrë emrin azer, Khankendi.

Azerbajxhani nisi një ofensivë në tetor të vitit 2020 për të rimarrë territorin e kontestuar duke fituar ndaj armenëve. Pas firmosjes së marrëveshjes së paqes, armenët morën përsipër dorëzimin e territoreve dhe largimin e popullsisë së vendosur aty pas luftës së parë. Ndërkohë, azerët kanë marrë përsipër njohjen e të drejtave të armenëve etnikë në qytetet e banuara prej tyre brenda territorit te Azerbajxhanit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!