Ukraina po planifikon një kundërofensivë ndaj trupave ruse në vitin 2024, sipas Volodymyr Zelensky gjatë intervistës së tij me Fox Neës, pa dhënë megjithatë më shumë detaje.
Presidenti ukrainas theksoi se kur luftoni kundër një vendi të madh si Rusia, edhe mbrojtja është një detyrë e madhe dhe një sfidë.
⚡️This is how ??Zelensky gave an interview to the Fox News channel near the front in the Kupyansk direction pic.twitter.com/Sgp5UIlRBK
— ??Ukrainian Front (@front_ukrainian) February 23, 2024
“Mbrojtja është detyra numër një. Ne do të vazhdojmë historinë tonë të suksesit në Detin e Zi.
Nuk do të hyj në detaje, por rusët do të surprizohen. Jugu është i rëndësishëm. Mbrojtja e rajoneve lindore, ku ata kanë më shumë se 200 mijë ushtarë, është gjithashtu shumë e rëndësishmi”, tha presidenti i Ukrainës.
“Dhe, sigurisht, ne do të përgatisim një kundërsulm të ri, një operacion të ri. Sigurisht, nuk po them se do të qëndrojmë vetëm atje. Varet nga shumë gjëra”, shtoi Zelensky.
I pyetur nëse kundërofensiva e mëparshme, në 2023, do të kishte qenë më i suksesshëm nëse Ukraina do të kishte marrë armët e nevojshme nga aleatët e saj në kohë, Zelenksy i kërkoi botës të mos ndalet në të kaluarën, por konfirmoi se Ukrainës i duhen sistemet Patriot për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore si dhe sistemet e raketave me rreze të gjatë veprimi, duke shtuar se këto nevoja po i diskuton me partnerët, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara.
Presidenti ukrainas tha se situata aktuale në fushën e betejës nuk është e drejtë, pasi forcat e dy vendeve nuk janë të barabarta.
/abcnews.al