Lufta në Ukrainë, Zelensky do të flasë nesër në Bundestag

schedule20:43 - 16 Mars, 2022

schedule 20:43 - 16 Mars, 2022

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do t’u drejtohet nesër, përmes lidhjes dixhitale, deputetëve të Parlamentit Federal, në një seancë speciale jashtë rendit të ditës, e cila është planifikuar të fillojë në orën 09:00.

Më herët gjatë ditës, presidenti ukrainas foli me Kongresin Amerikan përmes një lidhjeje video. “Ndihmoni në mbrojtjen e qiejve tanë”, u tha Zelensky ligjvënësve dhe senatorëve amerikanë, duke shtuar, “Rusia jo vetëm që ka sulmuar Ukrainën, ajo ka sulmuar edhe vlerat tona”.

Ai gjithashtu shfaqi video të skenave nga lufta e 21 ditëve të fundit dhe i tha Joe Biden: “Të jesh lider i botës do të thotë të jesh lider i paqes”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!