Lufta në Ukrainë, Zelenksy kërkon sisteme ajrore gjatë takimit të Grupit të Kontaktit

schedule19:34 - 26 Prill, 2024

schedule 19:34 - 26 Prill, 2024

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje partnerëve perëndimorë që t’i japin shtetit të tij sisteme shtesë të mbrojtjes, me qëllim që të krijojë një mburojë ajrore kundër sulmeve raketore ruse.

Zelensky diskutoi për kërkesën e Ukrainës për sistemet e mbrojtjes ajrore të prodhimit amerikan, gjatë një takimi virtual me Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i njohur edhe si Formanti Ramshtajn.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha gjatë takimit se anëtarët e grupit gjatë këtij viti do të dërgojnë në Ukrainë avionët luftarakë F-16, pilotë të trajnuar dhe personel të shërbimit.

Ukraina ka thënë se dëshiron këto lloje avionësh luftarakë për të arritur qëllim e marrjes së kontrollit të qiellit të saj.

Por, Austin tha se takimi i sotëm u fokusua në sistemet e mbrojtjes ajrore, që sipas Zelenskyt Ukrainës i duhen në mënyrë urgjente që të shpëtohen jetë.

“Këtë vit, aviontë rusë veçse kanë hedhur mbi 9.000 bomba ndaj Ukrainës dhe ne na duhet që të kemi aftësi që të rrëzojmë avionët luftarakë në mënyrë që ata të mos mund t’iu afrohen pozicioneve tona dhe kufijve tanë”, tha Zelensky.

Ai shtoi se Ukrainës i duhen të paktën shtatë sisteme Patriot për të mbrojtur qytetet.

Mbledhja e Grupit të Kontaktit u mbajt disa ditë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, nënshkroi paktën e ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarë. SHBA-ja tha se 1 miliard dollarë për artilerinë, mbrojtjen ajrore, dhe pajisje të tjera shumë shpejt do të nisen drejt fushëbetejës në Ukrainë.

Austin tha se që kur u krijua Grupi i Kontaktit dy vjet më parë, anëtarët e tij i kanë dhënë Ukrainës mbi 70 sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi si dhe mijëra raketa.

Grupi po ashtu i ka dërguar mbi 3.000 autoblinda, përfshirë edhe 800 tanke luftarake, teksa Ukraina po vazhdon luftën kundër pushtimit që Rusia nisi në shkurt të vitit 2022. /REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!