Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lufta në Ukrainë, vriten 4 civilë nga bombardimet në Bryansk në Rusi

schedule07:36 - 1 Maj, 2023

schedule 07:36 - 1 Maj, 2023

Katër persona kanë humbur jetën në Rusi, si pasojë e sulmeve ajrore me raketa nga Ukraina. Mediat e huaja shkruajnë se sulmi ka ndodhur në një fshat në rajonin Bryansk të Rusisë.

Guvernatori i rajonit, Alexander Bogomaz ka thënë se raketat ukrainase goditën fshatin Suzemka, rreth dhjetë kilometra nga kufiri ruso-ukrainas, ku si pasojë janë vrarë katër civilë.

Komunitetet dhe infrastruktura në rajonet ruse përgjatë kufirit me Ukrainën, veçanërisht në Bryansk dhe Belgorod, goditen shpesh nga sulmet që i atribuohen Moskës në Kiev. Të shtunën e kaluar, energjia elektrike u ndërpre në pesë fshatra në Belgorod për shkak të zjarrit të artilerisë ukrainase.

Ukraina ka marrë rrallë publikisht përgjegjësinë për sulmet ndaj Rusisë ose zonave të territorit të saj të pushtuara nga trupat ruse, pasi ato u pushtuan më shumë se 14 muaj më parë.

Ndërkohë të dyja palët mohojnë të kenë shënjestruar civilët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!