Lufta në Ukrainë, tre të vdekur nga një sulm rus në një fshat pranë Kherson

schedule19:26 - 19 Shkurt, 2023

schedule 19:26 - 19 Shkurt, 2023

Tre persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën nga bombardimet ruse pranë Khersonit, në jug të Ukrainës, sipas autoriteteve lokale.

“Të dielën në mëngjes, artileria ruse bombardoi fshatin Burgunka”, tha administrata e qarkut përmes aplikacionit Telegram.

Burgunka është 60 kilometra në verilindje të Khersonit është afër lumit Dnieper, “kufiri” midis territoreve të kontrolluara nga Kievi dhe atyre të pushtuara nga ushtria ruse.

“Tre persona u vranë në vend: një baba, një nënë, një dajë. Katër të tjerë u plagosën: një gjyshe, një plak, një vajzë dhe një djalë”, thuhet në njoftim.

Sipas të njëjtit burim, në të njëjtin fshat ka mbetur i plagosur edhe një fëmijë tjetër, një djalë 8-vjeçar.

Qëllimi është infrastruktura energjetike

Ushtria ruse ka sulmuar shpesh rajonin Kherson që kur trupat ruse u tërhoqën nga qyteti në mes të nëntorit. Objektivi kryesor janë infrastrukturat energjetike, të cilat janë dëmtuar rëndë nga goditjet masive.

Nga ana ruse, guvernatori i rajonit të Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, njoftoi sot se një vajzë e re u vra nga forcat ukrainase ndërsa ishte “në rrugë” në fshatin Novaya Tavolyanka, në kufi me Ukrainën.

Autoritetet pushtuese ruse në Donetsk thanë gjithashtu se nëntë persona u plagosën nga bombardimet ukrainase në qytetin me të njëjtin emër, të cilin separatistët pro-rusë e kanë nën kontroll që nga viti 2014. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!