Të paktën 11 persona u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën sot në sulmet e reja ruse në shkallë të gjerë në Ukrainë , të cilat synonin veçanërisht objektet energjetike, thanë shërbimet ukrainase të urgjencës.
“Njëmbëdhjetë persona u plagosën dhe, për fat të keq, 11 të tjerë humbën jetën”, tha zëdhënësi i agjencisë Oleksandr Khoruneiy për televizionin ukrainas. Ai shtoi se gjithsej 11 zona janë goditur nga sulmet e sotme ruse
Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 47 nga 55 raketat e lëshuara nga Rusia më herët të enjten, tha shefi i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valery Zaluzny./abcnews.al/