Katër persona kanë vdekur nga sulmi rus në një shkollë në qytetin Romny në rajonin Sumy të Ukrainës verilindore, sipas raportit të fundit.
Komanda rajonale ushtarake ukrainase njoftoi se një dron rus goditi shkollën në orën 10:05 me kohën lokale.
“Shkolla u shkatërrua, dhe kjo ndodhi para vitit të ri shkollor, i cili për fat të keq nuk do të fillojë kurrë për disa”, tha avokati i të drejtave civile Dmytro Lubinets në një mesazh në Telegram.