Tre persona janë vrarë gjatë bombardimeve ruse të raportuara këtë të hënë.
Si pasojë e sulmeve u dëmtuan linjat e energjisë si edhe një tubacion gazi natyror në provincat Dnipropetrovsk dhe Lherson në Ukrainën qendrore dhe jugore.
Lajmi u konfirmua edhe nga autoritetet ukrainase. Viktimë mbetën një grua e moshuar, si edhe dy shoferë transporti të një kompanie private në Kherson.
/abcnews.al/