Ekipet e shpëtimit nxorën një trup tjetër nga rrënojat e një restoranti në qytetin lindor të Ukrainës, Kramatorsk, këtë mëngjes, duke çuar numrin e viktimave nga nga sulmi me raketa ruse dy ditë më parë në 12, sipas shërbimeve të urgjencës.
Mes viktimave janë tre fëmijë, ndërsa 60 të plagosur.
Sipas policisë, Rusia goditi Kramatorsk, i cili para luftës kishte një popullsi prej 150,000 banorësh, me dy raketa S-300 tokë-ajër.
/abcnews.al