Lufta në Ukrainë, OKB: Të hetohen krimet në Bucha

schedule21:12 - 3 Prill, 2022

schedule 21:12 - 3 Prill, 2022

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ka bërë thirrje për hetim të pavarur për vrasjet e dyshuara në Bucha, qyteti afër Kievit ku me dhjettëra trupa u gjetën të hedhura në një rrugë.

“Jam thellësisht i tronditur nga imazhet e civilëve të vrarë në Bucha, Ukrainë. Është e rëndësishme që një hetim i pavarur të çojë në llogaridhënie efektive”, tha ai.

Një deklaratë e lëshuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ngriti gjithashtu mundësinë që Rusia të kishte kryer krime lufte në Ukrainë.

“Ajo që dihet deri më sot ngre qartë pyetje serioze dhe shqetësuese në lidhje me krimet e mundshme të luftës dhe shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare humanitare,” thuhej në të.

Deklarata shtoi se ishte e rëndësishme që të gjithë trupat të zhvarroseshin dhe të identifikoheshin “në mënyrë që të afërmit të mund të informohen dhe që të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes për të ndihmuar në sigurimin e llogaridhënies dhe drejtësisë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!