Lufta në Ukrainë/ Një i vdekur dhe tre të plagosur në Kherson nga bombardimet ruse

schedule09:01 - 1 Maj, 2023

schedule 09:01 - 1 Maj, 2023

Një person vdiq dhe tre të tjerë u plagosën në sulmet me raketa ruse në rajonin ukrainas Kherson. Forcat e Moskës lëshuan breshëri raketash kundër objektivave në qytetet e Ukrainës në orët e para të mëngjesit.

Forcat e Kievit pretenduan se kishin rrëzuar shumicën e raketave ruse. Oleksandr Prokudin, kreu i administratës ushtarake të Khersonit, akuzoi ushtrinë ruse për shënjestrimin e “zonave të populluara” dhe “një ndërtesë publike në qendër të Khersonit” .

“Një person ka vdekur dhe tre të tjerë, përfshirë një fëmijë, janë plagosur”, ka thënë Prokudin.

Sipas tij, qyteti është bombarduar tetë herë brenda 24 orëve. Në rajonin e Dnipropetrovsk, të paktën 25 persona janë plagosur , duke përfshirë tre fëmijë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!