Nga sot, 11 qershor do të shpërndahen pasaporta ruse në një pjesë të qytetit Ukrainas Zaporizhia, i cili kontrollohet pjesërisht nga ushtria e Kremlinit.
Sipas medieve të huaja ukrainasit që do të pajisen me pasaporta ruse do të konsiderohen qytetarë rusë, tha Vladimir Rogov, një zyrtar rus për median ruse Rossia-24.
Sipas tij mbi 70 mijë ukrainas kanë aplikuar për pasaportë ruse në qye tetin e Zaporizhia.
Një muaj më parë presidenti rus, Vladimir Putin thjeshtësoi procedurat e aplikimit për pasaporta ruse për shtetaset ukrainas, duke :joshur: në këtë mënyrë ukrainasit që të ndërrojnë nënshtetësi.
Moska ka shpërndarë dokumentet përkatëse në disa territore të tjera të pushtuara dhe ka futur rublën si monedhën e saj.
Autoritetet ukrainase akuzojnë forcat pushtuese se i detyrojnë banorët të marrin nënshtetësinë ruse dhe kanë frikë se aneksimi i territoreve të pushtuara është i pashmangshëm.
Ndërkohë, Kievi vlerëson se rreth 10,000 ushtarë ukrainas janë vrarë që kur Rusia pushtoi vendin më 24 shkurt, sipas një këshilltari të presidentit ukrainas Oleksiy Arestovich.
Ia vlen të theksohet se asnjëra palë, as Ukrainas, e as Rusia nuk kanë dhënë informacion të detajuara në lidhje me numrin e saktë të trupave ushtarakë dhe civilëve që secili vend ka humbur nga lufta./abcnews.al/