“Lufta në Ukrainë ndikon në çmimin e energjisë”, Karakaçi: KESH po eksporton me të njëjtat çmime të bursës

schedule20:22 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 20:22 - 1 Dhjetor, 2023

Administratori i OSHEE, Enea Karakaçi thotë se lufta në Ukrainë ndikon në çmimin e energjisë eletrike.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Karakaçi u shpreh se situata hidrike është e mirë dhe shtoi se KESH po eksporton energji me të njëjtat çmime të bursës.

“Situata është shumë dinamike. Kemi disa luftëra që janë duke u zhvilluar. Lufta Rusi-Ukrainë ndikon në çmimin e energjisë elektrike. Kudo në çdo bursë, tregu i gazit natyror dhe i energjisë elektrike janë të bashkuara. Nëse ka një impakt të çmimit të gazit, ndikon edhe te energjia elektrike. Ka një dinamizëm të çmimit. Në momentin e rritjes së konsumit në Evropë, kemi parë që çmimi i energjisë ka shkuar në 130 euro, është deri diku i pranueshëm, por shumë më i lartë se para krizës, ka qenë mesatarisht 70 euro. Kemi mbajtur të njëjtat tarifa, është arritur përmes një mirëorganizmi. KESH ka menaxhuar kaskadat.

Atë sektor e mbulon shoqëria KESH, sigurisht ditët e fundit ka pasur rritje të sasisë hidrike. Shohim eksporte nga KESH me të njëjta çmime të bursave. Tregon një mirëmenaxhim. Çmimet e eksportit janë në të njëjtat nivele me çmimet e bursave”, theksoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!