Eksperti i Marrëdhënieve ndërkombëtare, petrit Nathanaili, i ftuar në emisionin ‘Log.’ të gazetarit Endri Xhafo, foli për situatën e luftës në Ukrainë.
Nathanaili theksoi se bisedimet diplomatike mes palave do të varen shumë nga forcat në terren.
Ai tha se Rusia po mundohet t’i imponohet Ukrainës në terren në mënyrë që t’i vendosë kushtet që kërkon ajo në tryezë.
‘Bisedimet diplomatike do të varen nga forcat në terren. Po të shohësh Putin, ai po lëviz në terren por po diskuton dhe në tavolinë, në mënyrë që të shkojë në tryezë superiore në mënyrë që të vendosë kushtet që kërkon ajo’, tha Nathanaili.
/T.H/ Abcnews.al/