Ministria e Mbrojtjes e Britanisë në një deklaratë të fundit ka theksuar se ushtria ruse po përpiqet të rekrutojë punëtorë emigrantë nga Azia Qendrore për të shërbyer në pushtimin e saj të vazhdueshëm të Ukrainës.
“Rekrutuesit kanë vizituar xhamitë dhe zyrat e emigracionit për të rekrutuar. “Në zyrat e emigracionit, personeli që flet taxhik dhe uzbek përpiqet zakonisht të rekrutojë emigrantë,” tha ministria e MB.
Sipas radiostacionit amerikan me bazë në Pragë, Radio Evropa e Lirë, bonusi i regjistrimit është 2,390 dollarë, ndërsa paga në ushtri arrin 4,160 dollarë në muaj.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 8 May 2023.
Find out more about Defence Intelligence’s use of language: https://t.co/q3q2D3qfib
?? #StandWithUkraine ?? pic.twitter.com/fEVdSbv4Kq
— Ministry of Defence ?? (@DefenceHQ) May 8, 2023
Përveç kësaj, shtetësia ruse ofrohet me shpejtësi brenda gjashtë deri në 12 muaj, në vend të pesë viteve të zakonshme. Ndër të tjera thuhet se pagat e larta dhe shpërblimet e regjistrimit mund t’i bëjnë punëtorët emigrantë të regjistrohen, tha ministria, megjithëse këta emigrantë ka gjasa të dërgohen edhe në vijat e para.
Ministria tha se Kremlini po kërkonte të përmbushte një objektiv prej 400,000 vullnetarësh shtesë për të luftuar në luftën Rusi-Ukrainë./abcnews.al


