Mijëra qytetarë ukrainas që janë arrestuar ilegalisht po mbahen në kolonitë e burgjeve dhe qendrat e paraburgimit në Rusi dhe territoret e pushtuara të Ukrainës , zbulon shërbimi rus i BBC -së .
Gazetarët e Shërbimit Rus të BBC-së theksojnë se forcat ushtarake apo të sigurisë ruse kanë nisur arrestimin e ukrainasve për “veprim kundër operacionit special ushtarak”. Në të njëjtën kohë, ukrainasit e arrestuar nuk janë akuzuar apo dënuar zyrtarisht për çështje penale, ndërsa autoritetet i ndalojnë avokatët dhe të afërmit e tyre që t’i vizitojnë ata .
Aktivistët rusë dhe ukrainas për të drejtat e njeriut arritën të identifikonin 30 koloni burgjesh dhe qendrash paraburgimi, nga të cilat vinin informacione për të burgosurit ukrainas. Sipas avokates ruse Maria Esmond, në shumicën e rasteve që janë bërë të njohura, ushtarakët dhe civilët ukrainas mbahen të ndarë nga të burgosurit e tjerë. Një i burgosur në një qendër paraburgimi në territorin e Krimesë i tha BBC-së se ukrainasit që ata vendosën në izolim trajtohen si “nënjerëz”.
Bazuar në të dhënat e aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe gazetarëve, në rajonin e Siberisë, ukrainasit mbahen në rajonin Krasnoyarsk, në burgjet në Minusinsk dhe Yeliseysk dhe në Qendrën e Paraburgimit -1 në Irkutsk , rojet e burgut të të cilit njihen për torturat që ata bëjnë. bëjnë në dëm të të burgosurve./abcnews.al