Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lufta në Ukrainë, mediat e huaja: Delegacionet ukrainase dhe amerikane do të takohen të martën në Arabinë Saudite

schedule19:59 - 6 Mars, 2025

schedule 19:59 - 6 Mars, 2025

Konsultimet mes palëve të përfshira për çështjen e Ukrainës janë të ethshme, me të dhënat që ndryshojnë vazhdimisht gjatë gjithë ditës.

Kështu, nga “akulli” i së premtes së kaluar mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, tani duket se gjërat po shkojnë mirë, pasi të dyja palët kanë rihapur një kanal komunikimi.

The Guardian raporton duke cituar Agence-France-Press, se zyrtarët e lartë amerikanë dhe ukrainas pritet të takohen në kryeqytetin saudit Riad të martën e ardhshme.

Delegacioni ukrainas do të udhëhiqet nga shefi i shtabit të Presidentit Volodymyr Zelenskyy, Andriy Yermak. Pjesë e delegacionit ukrainas mund të jetë edhe ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!