Lufta në Ukrainë, Lavrov i quan autoritetet ukrainase ‘lypës ndërkombëtarë’

schedule11:36 - 16 Shkurt, 2024

schedule 11:36 - 16 Shkurt, 2024

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov i quajti autoritetet e Kievit “lypës ndërkombëtarë” dhe vetë Ukrainën një territor në rrezik zhdukjeje, në ditën kur hapet Konferenca e Sigurisë së Mynihut dhe Volodymyr Zelensky, viziton Berlinin dhe Parisin për të nënshkruar marrëveshje për sigurinë dhe ndihmën ushtarake.

Ai shtoi se BE-ja synon që të na godasin armët me rreze të gjatë.

“Sipas të dhënave që disponon Moska, BE-ja ka bërë rekomandimet e saj për Ukrainën: është e nevojshme të fokusohet në dërgesat e armëve me rreze të gjatë për të ‘arritur në zemrën e Rusisë’”, shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!