Kryeministri indian Narendra Modi do të vizitojë Ukrainën, ka thënë ministria e jashtme indiane.
Është udhëtimi i tij i parë në Ukrainë që kur Rusia nisi pushtimin e saj tokësor, ajror dhe detar të vendit në shkurt 2022.
Kujtojmë se në korrik Modi u takua me Vladimir Putin në Moskë.
India është përmbajtur nga fajësimi i drejtpërdrejtë i Rusisë për luftën, ndërsa u kërkon fqinjëve që të zgjidhin konfliktin përmes diplomacisë.
Nju Delhi është një mik i vjetër i Rusisë, por gjithashtu po kërkon të forcojë lidhjet e saj me Perëndimin.
/abcnews.al