Lufta në Ukrainë, ish-presidenti Poroshkenko bën thirrje për ndihmë ndërkombëtare

schedule20:34 - 22 Prill, 2022

schedule 20:34 - 22 Prill, 2022

Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko ka bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare. Poroshenko ka folur për Sky News, ndërsa konflikti me Rusinë vazhdon në javën e tetë.

Ai u kërkoi udhëheqësve perëndimorë që të ofrojnë ndihmë të mëtejshme ushtarake për forcat e armatosura të Ukrainës. “Ne kemi nevojë për burime për të ndryshuar lojën”, ka thënë ai ndër të tjera.

Ditët e fundit forcat ruse janë përqendruar me sulmet e tyre në lindje të vendit.  Qëllimi është të marrin kontrollin e plotë të qytetit port Mariupol, ndërsa kanë dhënë disa ultimatume për forcat ukrainase që të dorëzohen. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!