Situata mes Rusisë dhe Ukrainës shkaktoi diskutime në emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit. Kapiteni Artur Meçollari thotë se lufta në Ukrainë i përngjan asaj të Vietnamit, por kundërshtohet nga Dritan Goxhaj, i cili shprehet se duket si Lufta e Parë Botërore.
Meçollari thotë se në luftën e Vietnamit, Amerika ka humbur vetëm një gjeneral ndërsa Rusia ka humbur disa gjeneralë në luftën tre vjetore në Ukrainë.
Pjesë nga diskutimi:
Artur Meçollari: Në 14 vjet luftë në Vietnam, Amerika ka humbur një gjeneral. Në 3 vjet luftë në Ukrainë, janë vrarë 9 gjeneralë në fushë betejë.
Dritan Goxhaj: Nuk është e njëjta luftë dhe i njëjti intensitet lufte.
Artur Meçollari: Lufta në Ukrainë është tipike e një lufte të Vietnamit.
Dritan Goxhaj: Aspak. Lufta në Ukrainë ka intensitet dhe i përngjet luftës së Parë Botërore.
Artur Meçollari: Natyra e luftës është e Vietnamit. 9 gjeneralë në fushë betejë në tre vjet nuk ka ndodhur as në Luftën e Dytë.
Dritan Goxhaj: Sot ke teknologji që të identifikon nga fytyra, në kohën e luftës në Vietnam nuk ndodhte kjo.
Kreshnik Osmani: Ka sinjal të qartë se ka dështim të shërbimeve sekrete ruse dhe ka rënë ajo legjenda e madhe për arsyen e thjeshtë se ata kanë menduar se pranë Kremlinit janë të sigurt. S’e imagjinoj dot se si një gjeneral në këto nivele mund të dalë dhe qarkullojë lirshëm./abcnews.al