Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se propozimi i Rusisë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh paqeje me Ukrainën në Stamboll muajin e ardhshëm, ka rritur shpresat për paqe.
Duke folur me gazetarët në një fluturim nga Azerbajxhani, Erdogan tha se qeveria e tij ishte në kontakt me të dy vendet dhe shtoi se momenti i fundit në përpjekjet për paqe, ishte një mundësi për të arritur paqe të qëndrueshme.
“Rruga drejt një zgjidhjeje kalon përmes më shumë dialog, më shumë diplomaci. Ne po përdorim të gjithë fuqinë dhe potencialin tonë diplomatik për paqe”, u citua të thoshte udhëheqësi turk nga zyra e tij sot.

