Kolonel Çlirim Toci, përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për emisionin “360 Gradë” në ABC News foli për kërcënimin rus në Evropë dhe luftën në Ukrainë, e cila ka hyrë në vitin e saj të tretë.
Ai u shpreh se Rusia është rrezik për vendet e Baltikut.
“Është hera e parë që Biden jep një deklaratë të prerë për luftën në Ukrainë. Në vendet e Baltikut është duke u zhvilluar një nga stërvitjet më të mëdha. Siç tha dhe Biden, në vendet e Baltikut Rusia konsiderohet rrezik. Dje dhe sot sekretari i NATO-s ka qenë në Finlandë dhe gjatë një konference shtypi përmendi rëndësinë e investimeve në mbrojte. ‘Duhet të jemi të bashkuar dhe të gatshëm që të përballojmë rrezikun rus’, ka thënë ai.”, u shpreh koloneli.
/abcnews.al