Lufta në Ukrainë, cilat ishin 4 shtetet që refuzuan ta dënojnë pushtimin e Ukrainës nga Rusia

schedule14:54 - 16 Nëntor, 2022

schedule 14:54 - 16 Nëntor, 2022

Shumica e vendeve që morën pjesë në Samitin e G20 në Bali, Indonezi, nënshkruan një komunikatë me anë të së cilës dënojnë ashpër luftën e Putinit në Ukrainë. Megjithatë, ka pasur edhe nga ata që kanë ngurruar, ndërsa për herë të parë në historinë e takimit nuk ka pasur asnjë foto përkujtimore.

Vende të mëdha si Kina, Indonezia, India dhe Brazili vendosën të mbajnë distancën nga liderët e tjerë që kishin vënë në izolim kreun e diplomacisë ruse, Sergej Lavrov. Kina dhe India kanë lidhje të rëndësishme tregtare me Moskën, të cilat janë afruar edhe më shumë që nga pushtimi i Ukrainës nga Putini – dhe kanë shmangur me kujdes kritikat ndaj Putinit.

Vlen të përmendet se shumica e anëtarëve të G20, SHBA dhe aleatët e saj në Evropë dhe Azi, kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, por Kina, India, Arabia Saudite dhe Afrika e Jugut duket se hezitojnë ta bëjnë këtë.

Por edhe Brazili, pavarësisht fitores së Lulës në zgjedhjet presidenciale, preferoi të mos bëhej agresiv ndaj regjimit të Moskës, duke adoptuar politikën e Bolsonaros. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!