Lufta në Ukrainë, Britania kërkon hetim për vjedhjen e grurit nga Rusia

schedule03:00 - 8 Qershor, 2022

schedule 03:00 - 8 Qershor, 2022

Ministrja britanike e Bujqësisë, ka bërë thirrje për hetim të menjëhershëm mbi akuzat se Rusia po vjedh grurë nga Ukraina pas pushtimit, i cili ka shtyrë çmimet botërore të ushqimeve në nivele rekord.

Kievi u ankua javën e kaluar se Rusia po dërgonte grurë të vjedhur në Turqi nga Krimea, të cilën e aneksoi në 2014. Ai gjithashtu akuzoi Moskën për dërgimin e 100,000 tonë drithë të vjedhur ukrainas në Siri.

Në portet e Detit të Zi të Ukrainës, e cila është eksportuesi i katërt më i madh i grurit, ka 20 milionë tonë të bllokuar.

Ministrja britanike tha në një konferencë të Këshillit Ndërkombëtar të Drithërave (IGC) në Londër se kishte dëgjuar akuza për vjedhje gruri nga Rusia nga burime në rajonin Kherson të Ukrainës jugore, duke i përshkruar ato si shumë serioze. Rusia ka mohuar më parë se ka vjedhur grurin ukrainas. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!