Presidenti amerikan Joe Biden do të zhvillojë gjatë pasdites së sotme një bisedë telefonike me aleatët evropianë. Lajmin e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë ndërsa në fokus të bisedimeve do të jetë situata në Ukrainë.
Telefonata do të zhvillohet mes kreut të Shtëpisë së Bardhë dhe presidentit francez Emmanuel Macron, kancelarit gjerman Olaf Scholz, kryeministrit italian Mario Draghi dhe kryeministri britanik Boris Johnson. /abcnews.al/