Lufta në Ukrainë/ BE zotohet të përshpejtojë dërgesat e furnizimeve me artileri

schedule14:45 - 9 Mars, 2023

schedule 14:45 - 9 Mars, 2023

Bashkimi Europian zotohet se do të përshpetojë dërgesat e furnizimeve me artileri dhe të blejë më shumë municione për të ndihmuar Ukrainën. Megjithatë mbetët ende e paqartë se si do të realizojnë këto synime.

Sipas një plani të përpunuar nga shefi i diplomacisë, Josep Borrell, shtetet e BE-së do të marrin stimuj financiarë prej 1 miliard eurosh për të dërguar më shumë artileri që ata kanë në Kiev, ndërkaq 1 miliard euro të tjera do të përdoren në blerjen e përbashkët të municioneve.

“Ka pasur një pajtim të përgjithshëm për këtë procedurë, por ende ka pyetje që nuk kanë përgjigje. Gjithçka duhet të diskutohet në detaje”, deklaroi zyrtari i lartë i brukselit.

Këto komente ai i beri pas takimit të ministrave të Mbrojtjes së BE-së në Stokholm, mbledhje në të cilin mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov.

Ministri ukrainas u bëri thirrje që të mbështesin planin, i cilësuar si “estonian”, në mënyrë që ato të bëhen bashkë dhe të blejnë 1 milion fishekë 155-milimetërsh me një kosto prej 4 miliard eurosh, në mënyrë që forcat ukrainase të mund të nisin kundërofensivë ndaj forcave ruse.

Zyrtarët e BE-së patën njoftuar se blloku do të bëjë një porosi të madhe në emër të të gjitha qeverive anëtare, në mënyrë që të blejë armë me çmim më të lirë.

Megjithatë, ende po punohet për të  detajet se si do të financohet e gjithë kjo procedurë dhe kush do ta udhëheqë procesin e blerjes së armatimeve nga kompanitë që i prodhojnë ato.

/abcnews.al