Lufta në Ukrainë, BE premton 25 milionë euro për çminimin

schedule14:23 - 3 Shkurt, 2023

schedule 14:23 - 3 Shkurt, 2023

Shefi i Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell udhëtoi për në Kiev së bashku me liderët e tjerë të BE-së. Në Ukrainë po mbahet një samit historik, ndërsa vendi i shkatërruar nga lufta kërkon të përshpejtojë përpjekjet e tij për t’u bashkuar me Bashkimin Europian.

Në një njoftim ditën e sotme, Borell tha se BE-ja do të  miratojë një paketë të re prej 25 milionë eurosh për të financuar operacionet e çminimit.

“Mbrojtja e civilëve dhe e jetesës së tyre është prioritet dhe njerëzit duhet t’i kthehen jetës normale,” tha ai.

/abcnews.al