Lufta në Ukrainë/ Anijet “fantazmë” të Rusisë po përgatiten për sulm në Detin e Veriut

schedule10:21 - 19 Prill, 2023

schedule 10:21 - 19 Prill, 2023

Një plan për të sabotuar centralet e erës dhe kabllot e telekomunikacionit në Detin e Veriut dyshohet se po orkestrohet nga Rusia. Sipas hetimit të përbashkët nga media shtetërore e Danimarkës, Norvegjisë, Suedisë dhe Finlandës, Rusia ka një flotë anijesh që dyshohet se operojnë si anije peshkimi dhe kërkimi në Detin e Veriut.

Megjithatë, në realitet, ata kanë pajisje të mbikqyrjes nënujore dhe hartojnë pikat kyçe që mund të jenë objektiva sabotimi. Sipas një zyrtari të kundërzbulimit danez, rusët po punojnë për sabotim të mundshëm në rast të një konflikti të plotë me Perëndimin.

Sipas kreut të shërbimeve sekrete norvegjeze, ky program konsiderohet jashtëzakonisht i rëndësishëm për Rusinë dhe kontrollohet drejtpërdrejt nga Moska.

Gazetarët investigativë pretendojnë se kanë analizuar komunikimet e përgjuara ruse që tregojnë se anijet fantazmë po lundrojnë në ujërat skandinave me transmetuesit e tyre të fikur për të mos zbuluar vendndodhjen e tyre.

Hetimi fokusohet në një anije ruse të quajtur Admiral Vladimirsky. Zyrtarisht, kjo është një anije kërkimore, megjithatë, sipas shtypit, në fakt është një anije e përdorur për spiunazh.

Sipas një ish-zyrtari britanik, anija ngadalëson shpejtësinë kur i afrohet zonave ku ka centrale të erës ndërkohë që sipas tij ka lundruar për një muaj me transmetuesit e fikur.

Kur një reporter iu afrua anijes me një varkë të vogël, ai u përball me një burrë të maskuar që mbante atë që dukej të ishte një pushkë në rast të një sulmi ushtarak.

E njëjta anije thuhet se është parë vitin e kaluar në brigjet e Skocisë, 30 milje detare në lindje të Lossiemouth. Ky investigim gazetaresk ngre mundësinë që mjete të ngjashme të lidhen me një incident sabotimi të kabllove nënujore, tetorin e kaluar, në jug të Svalbardit.

Rikujtojmë se në shkurt, shërbimet sekrete holandeze lëshuan një paralajmërim të pazakontë për aktivitetet e mundshme për sabotim.

/abcnews.al