Lufta në Ukrainë/ 30 shtete do të mbështesin rindërtimin kulturor të vendit

schedule15:26 - 12 Qershor, 2024

schedule 15:26 - 12 Qershor, 2024

Gjatë Konferencës Ndërkombëtare për Rindërtimin e Ukrainës në Berlin, u diskutua edhe për planin e veprimit për rindërtimin kulturor të vendit nga UNESCO. Tridhjetë shtete janë zotuar të mbështesin përpjekjet e UNESCO-s për një plan veprimi afatmesëm dhe afatgjatë.

Angazhimi ka të bëjë me shtetet nga Amerika e Veriut, Azia dhe Evropa që do të rrisin mbështetjen e tyre për artistët dhe profesionistët e kulturës në Ukrainë, për mbrojtjen dhe restaurimin e vendeve dhe për ringjalljen e jetës kulturore.

“Nuk mund të ketë shërim të plagëve të luftës pa kulturë. Nuk mund të ketë rritje dhe prosperitet të qëndrueshëm pa kulturë. Ky është qëllimi i aksionit të UNESCO-s në Ukrainë që nga shkurti i vitit 2022. Dhe kjo është arsyeja pse angazhimi i bërë nga vendet tona anëtare do të jetë një moment historik”, komentoi zëvendësdrejtori i përgjithshëm për kulturën e UNESCO-s. Ernesto Ottone.

Në vend, numri i objekteve kulturore, dëmet e të cilave UNESCO ka mundur të verifikojë ka kaluar pragun e 400. Ndër to, 191 objekte historike dhe artistike, 137 objekte fetare, 31 muze, 25 monumente, 15 biblioteka dhe 1 arkiv.

Ndër vendet që janë angazhuar për të mbështetur ndërhyrjet e UNESCO-s: Italia, Austria, Belgjika, Kanadaja, Finlanda, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Greqia, Islanda, Irlanda, Japonia, Holanda, Norvegjia, Polonia, Rumania, Sllovakia, Spanja, Suedia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!