Lufta në Ukrainë, 2 orë bisedë telefonike, çfarë foli Putini me presidentin francez sipas Kremlinit

schedule16:32 - 3 Maj, 2022

schedule 16:32 - 3 Maj, 2022

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij francez Emanuel Macron zhvilluan ditën e sotme një bisedë telefonike që zgjati rreth dy orë, njofton presidenca e Parisit.

Sipas Kremlinit, Putini informoi presidentin francez për të rejat më të fundit në lidhje me “operacionin special rus për të mbrojtur Donbasin”, siç e karakterizon Kremlini pushtimin rus të Ukrainës.

Lexo edhe:Mediet ndërkombëtare: Nga raketa “Satan II” te bunkerët bërthamorë, si po përgatitet Rusa për të shkaktuar Luftën e Tretë Botërore

Dy homologët folën gjithashtu për evakuimin e civilëve nga fabrika e çelikut Azvostav në Mariupol.

Sipas medieve ruse thuhet se Putini ka deklaruar se Moksa është gati për dialog me Kievin , pavarësisht “pa përgatitjeve” të nga ana e autoriteteve të Kievit.

Kujtojmë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur vazhdimisht i hapur për bisedim të drejtpërdrejt me Putinin, shkruan CNN.

Sipas deklaratës së Kremlinit, Makron ngriti çështjen e sigurimit të sigurisë globale ushqimore. Putin në përgjigje tha se situata është komplikuar nga sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!