Lufta në Sudan, Egjipti ka mirëpritur më shumë se 1.2 milionë refugjatë

schedule10:35 - 11 Nëntor, 2024

schedule 10:35 - 11 Nëntor, 2024

Egjipti, me 1.2 milionë refugjatë, është tani vendi kryesor pritës për sudanezët që kanë lënë atdheun e tyre në mes të luftës së vazhdueshme dhe qindra të tjerë kalojnë kufirin çdo ditë – kryesisht ilegalisht.
Sudanezët tashmë përfaqësojnë dy të tretat e popullsisë totale të refugjatëve të regjistruar në vend”, tha për AFP Christine Besey, një oficere e marrëdhënieve me publikun në delegacionin e UNHCR-së në Egjipt.

“Në fillim të luftës, mijëra sudanezë mbërrinin në Egjipt çdo ditë, përpara se numri të arrinte në disa qindra në ditë,”. Egjipti aktualisht pret 546,746 refugjatë të regjistruar zyrtarisht nga Sudani , nga një total prej 827,644 refugjatësh të 95 kombësive, sqaroi ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!