Lufta në Sudan/ Britania largon 301 persona, vazhdojnë përpjekjet për evakuim

schedule16:49 - 26 Prill, 2023

schedule 16:49 - 26 Prill, 2023

Qeveria britanike njoftoi sot se ka larguar më shumë se 300 persona nga Sudani, gjatë operacionit të evakuimit që filloi të martën me avionë ushtarakë.

Një total prej 301 personash u evakuuan në katër fluturime, u tha gazetarëve zëdhënësi i kryeministrit Rishi Sunak. Katër avionë të tjerë pritet të ngrihen sonte në mbrëmje, shtoi ai.

“Sipas informacioneve që kemi, nuk ka probleme të theksuara rreth aeroportit por ka një fluks të vazhdueshëm njerëzish që kërkojnë të largohen nga vendi”.

Aktualisht, vetëm mbajtësit e pasaportave britanike lejohen të hipin në avionët britanikë. Nëse ka vende të lira, hyjnë edhe shtetas të vendeve të tjera. Avionët më pas drejtohen në një bazë britanike në Qipro.

Rreth 2000 qytetarë britanikë u kanë deklaruar autoriteteve britanike se dëshirojnë të largohen nga Sudani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!