Ish-ushtaraku dhe historiani Bernard Zotaj, në një lidhje me emisionin “log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, foli për gjendjen e ushtrisë shqiptare.
Ai tha se sot për ushtrinë flet më shumë politika se vetë ushtarakët, prandaj në situatën në të cilën ndodhemi ku lufta është në prag, duhet që ushtarakët të flasin në publik edhe për të motivuar popullin, i cili sot e ka humbur ndjenjën e atdhe dashurisë.
Ai theksoi se sot Shqipëria nuk e ka një batalion që të hyjë në luftime menjëherë, ashtu siç e kanë vendet e tjera anëtare të NATO-s.
“Ushtarakët flasin vetë se dinë gjendjen e ushtrisë. Ajo që është më kryesorja është se ushtaraku shqiptar duhet të dalë në publik, ne bëjmë thirrje për të mobilizuar ushtarë, por ne harxhojmë energji kur ka ikur ndjenja kombëtare, dhe duket se luftën e kemi në prag. Politika nuk është në parametrat e NATO-s. Ne nuk kemi një batalion që të hyjë direkt në luftim. Në këtë drejtim dhe populli është i shqetësuar. Sot në të gjitha varrezat e Shqipërisë nuk u pa një ushtarak. Ushtria nga viti 45 i ka dhënë atdheut dëshmorë, janë 1500 oficerë dhe ushtarë të vrarë, të gjitha këto populli duhet t’i shikojë”, tha Zotaj.
/Abcnews.al/