“Lufta në Kiev mund të përfundojë për 2-3 javë, rusët drejt humbjes”

schedule17:48 - 18 Mars, 2022

schedule 17:48 - 18 Mars, 2022

Faza aktive e luftës në pjesë të Ukrainës pritet të përfundojë pas 2-3 javësh. Të paktën kështu është shprehur Këshilltari për Byronë e Ukrainës Oleksiy Arestovych.

Deklaratat ai i bëri në kanalin e tij në Telegram.

“Faza aktive pothuajse ka përfunduar pranë Kievit, Kharkivit, Sumy-t dhe Chernihiv-it. Edhe nëse (rusët,) do të shtonin disa rezerva diku, mund të përpiqen të shkojnë në ofensive dhe përsëri do të përfundojnë me humbje. Fundi është këtu. Kanë humbur strategjikisht, humbën edhe shpejt. Mendoj se në mes të prillit, ndoshta në fund të prillit, banorët e Kievit që janë larguar do të mund të kthehen në shtëpi.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!