Lufta në Gaza, udhëheqësi i Hezbollahut takohet me ministrin e Jashtëm iranian në Liban

schedule12:23 - 23 Nëntor, 2023

schedule 12:23 - 23 Nëntor, 2023

Udhëheqësi grupit libanez Hezbollahu, Hassan Nasrallah zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian të enjten në Liban.

Nasrallah shprehu “gatishmërinë e rezistencës në fronte të ndryshme”, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme e Iranit, shkruan CNN.

Hezbollah deklaroi se Nasrallah dhe Abdollahian  diskutuan mundësitë ekzistuese në lidhje me rrjedhën e ngjarjeve dhe përpjekjet për të ndaluar agresionin izraelit në Gaza.

Amir-Abdollahian u takua gjithashtu të mërkurën në Liban me zyrtarë të Hamasit dhe të Xhihadit Islamik Palestinez.

Ministri i Jashtëm iranian është nisur për në Doha, kryeqytetin e Katarit, pas takimeve të zhvilluara në Bejrut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!