Turqia njoftoi sot se ka dërguar një anije të ngarkuar me pajisje mjekësore, ambulanca dhe gjeneratorë në Egjipt për të ndihmuar civilët në Gaza.
“Gjithsej 51 kontejnerë me pajisje mjekësore, gjeneratorë dhe 20 ambulanca, me lejet e nevojshme, u ngarkuan në një anije në portin Alsanjak në Izmir dhe u dërguan në Egjipt,” tha ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca.
#Turkey A ship loaded with 500 tons of aid has already left #Gaza, including medicine, ambulances, warm clothes and food.#CeasefireInGazaNOW #GazaHolocaust #FreePalestine pic.twitter.com/9csotJi3RG
— بــے رحــم ? پـــــــرندا (@Amopponent) November 10, 2023
Anija pritet të mbërrijë nesër në portin e Al Aris në Egjipt. Spitalet në terren dhe ambulancat do të vendosen në Gaza ose në pika pranë pikës kufitare Rafah me Egjiptin në koordinim me autoritetet egjiptiane.
Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti turk Tajip Erdogan tha se Turqia ka bërë përgatitje për të trajtuar palestinezë të plagosur dhe disa pacientë të sëmurë kronikë nga Gaza në spitalet e saj.
/abcnews.al