Një raport vjetor i Kombeve të Bashkuara ka identifikuar shkelje serioze të të drejtave të njeriut të kryera nga të gjitha palët në Izrael dhe në territoret palestineze.
Shefi për të drejtat e njeriut të organizatës, Volker Turk bëri thirrje për përgjegjësi dhe drejtësi për të nxitur paqen.
“Mosndëshkimi i rrënjosur… nuk mund të vazhdojë. Të gjitha palët duhet të përgjigjen për shkeljet e kryera gjatë 56 viteve të okupimit dhe 16 viteve të bllokadës së Gazës dhe deri më sot,” tha Turk në një deklaratë./abcnews.al