Një djalë gjashtëvjeçar palestinez, Hikmat Raad Badir, vdiq të hënën nga kequshqyerja si pasojë e luftës në Gaza.
Ahmed Badir, xhaxhai i viktimës tha se familja e tij ishte zhvendosur nga Gaza veriore në Spitalin e Martirëve Al-Aksa në qytetin qendror të Deir al-Balah.
“Shkuam atje me shpresën për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe ushqimin thelbësor për Hikmatin. Fatkeqësisht edhe këtu nuk ka ushqime të përshtatshme për fëmijë apo as trajtim, ndaj shëndeti i tij është përkeqësuar. Nuk janë vetëm fëmijët që vuajnë nga kequshqyerja, por edhe të rriturit në kushtet e vështira të jetesës për shkak të luftës izraelite,” tha ai.
Gaza përballet me një katastrofë të vërtetë shëndetësore, ajo që fillon me fëmijët, por në fund mund të prekë edhe të rriturit”, paralajmëroi ai.
/abcnews.al