Sekretari i Përgjithshëm i OKB-s, Antonio Guterres paralajmëroi për “pasojat e pallogaritshme rajonale” të një sulmi të mundshëm tokësor izraelit në Rafah , ku qindra mijëra palestinezë të zhvendosur për shkak të luftës janë grumbulluar në Rripin jugor të Gazës, në kufirin me Egjiptin.
“Një veprim i tillë do të rriste në mënyrë eksponenciale atë që tashmë është një makth humanitar, me pasoja të pallogaritshme rajonale,” i tha Guterres Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Ai bëri sërish thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar dhe lirimin e të gjithë pengjeve izraelite që mbahen në Gaza./abcnews.al