Shanset që një foshnjë e porsalindur të mbijetojë në Gaza janë të pakta, shkruan Sky News.
Në repartin e kequshqyerjes në spitalin Kamal Adwan në Gazën veriore, foshnjat vetëm disa ditëshe dhe shpesh të lindura para kohe, luftojnë për jetën e tyre.
Nënat janë aq të kequshqyera sa nuk mund të ushqehen me gji, dhe kështu foshnjat po vdesin nga uria, sepse nuk mund të marrin ushqimin jetik për të cilin kanë nevojë.
“Brenda dy javësh, ne zbuluam më shumë se 250 pacientë me kequshqyerje. E gjitha kjo u zbulua në një spital. Numri ka shumë të ngjarë të rritet në ditët në vijim. Ne i kërkojmë botës të lejojë hyrjen e ushqimit dhe hyrjen e ujit të pastër,” deklaroi Dr Hassam Abu Safah, drejtori i spitalit.