Lufta në Gaza/ Biden: Armëpushim me faza, mbështetje Izraelit: Trump: Kur isha president nuk kishte terror

schedule03:42 - 28 Qershor, 2024

schedule 03:42 - 28 Qershor, 2024

Presidenti amerikan, Joe Biden ka përsëritur thirrjen për armëpushim me faza në Gazë.

Në debatin presidencial kundër ish presidentit Donald Trump, Biden u shpreh se do të vijojë mbështetjen ushtarake ndaj Izrelit.

Ndërsa Trump tha se gjatë administratës së tij, bota nuk ishte në luftë dhe terror.

Joe Biden: Pengjet dhe armëpushimi me faza Ne duam që lufta të ndalojë menjëherë. Ne kemi gjetur 2 mijë paund me bomba. Unë jam personi që ka organizuar luftën kundër Iranit, ata kryen sulm balistik ndaj Izraelit. Hamas nuk mund të vijojë. Do t’i japim Izraelit mbështetje ushtaake.

Donald Trump: Më shumë ka financuar SHBA se OKB. Izraeli po e vijon luftën.

Joe Biden: Ky është person që do të largohet nga NATO. Ai nuk e ka idenë se për çfarë po flet.

Donald Trump: Ne kemi shpenzuar çdo para, bëjmë marrëveshje shkëmbimi me BE, ata kanë të njëjtën madhësi ekonomike. Ata nuk duan të paguajnë. Unë i bëra NATO-s të hedhë qindra milionë dollarë. Biliona dollarë erdhën./abcnews.al