Lufta mund të plasë në çdo moment, “G7” thirrje Rusisë: Tërhiqu nga kërcënimet kundër Ukrainës

schedule22:56 - 12 Prill, 2021

schedule 22:56 - 12 Prill, 2021

Ministrat e Jashtëm të “G7” duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Francën kanë dënuar vendosjen e trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën dhe në rajonin e Krimesë të okupuar nga Moska.

“Këto lëvizje në shkallë të gjerë, të paralajmëruar të trupave ruse janë kërcënuese dhe destabilizuese” tha “G7”. “Ne e nxisim Rusinë t’i japë fund provokimeve” vijoi më tej “G7”.

Lexo edhe: Pamje dramatike nga fronti mes Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë

 

Për vite, konflikti brutal në Ukrainën lindore, mes forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, ka qenë i mbyllur në një ngërç të tensionuar. Luftimet kryesore, të cilat kanë marrë  mijëra jetë që nga viti 2014, i kanë lënë vendin një bllokimi të rëndë.

Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në 2014, luftimet shpërthyen në rajonin fqinj të Donbas – një zonë tjetër kryesisht rusishtfolëse e Ukrainës me rebelë që kërkojnë pavarësi nga Kievi./ db/ Abcnews.al